Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArtan Grubi: Veting të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve

Artan Grubi: Veting të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve

Deputeti dhe Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka paralajmarëruar një iniciativë shumë të guximshme të BDIsë për proces të VETING-ut ose kontrollit të të gjithë politikanëve, prokurorëve, gjykatësve për korrupsion, kriminalitet, përdorim të mjeteve narkotike, etj.

Grubi theksoi që ky veting ose kontroll do të vlejë për të gjithë individët që i synojnë ti shërbejnë qytetarëve.

„Ne këtë iniciativë e nisim nga rradhët tona në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe synojmë që ta zgjërojmë dhe t’ia propozojmë Kuvendit duke shpresuar në mbështetjen e të gjitha partive që mbështesin pastërtinë e figurave, shoqërisë civile dhe mediave. Secili që dëshiron të kryej shërbim publik duhet ti nënshtrohet vetingut dhe ne presim përkrahjen e të gjithë atyre që me sinqeritet e ndajnë këtë synim.” tha Grubi.

Ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt nëse Pavle Bogoevski duhet ta braktis funksionin Deputet, por theksoi që për BDI-në, terminologjia e fshesës dhe spastrimit nuk ka vend në BDI sepse nuk është mënyra e tyre për ti trajtuar kolegeët dhe bashkëpunetorët e tyre në partinë e përbashkët duke thënë që bashkëpartiakët nuk janë mbeturina për tu pastruar, por edhepse e kanë plotësuar dhe realizuar programin e tyre zgjedhor, BDI është e hapur për të qenë akoma më efikas dhe më të përputhshëm në pushtetin ekzekutiv.

Në lidhje me bisedimet për ndryshime në Qeveri, Grubi theksoi se komunikimi me LSDM-në është i përbashkët dhe kur do të ketë dicke konkrete, mediat dhe qytetarët do të njoftohen.

Grubi theksoi se pa asnjë hamendje, Bashkimi Demokratik për Integrim do të përkrah marrjen e mandatit të Gruevskit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!