Tre persona kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi dje rreth orës 22:30 në dalje të qytetit të Kavajës.
Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.
Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.