Wednesday, May 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSipas ekspertizës ku vdiqën 5 persona: Vetura ka kaluar në korsin e...

Sipas ekspertizës ku vdiqën 5 persona: Vetura ka kaluar në korsin e kundërt të rrugës

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit të rëndë rrugor në afërsi të Draçevës, në të cilën pesë persona e humbën jetën.

Nga Prokuroria informojnë se sipas informacioneve të para të ekspertizës, aksidenti ka ndodhur 15 minuta para mesnate, kur automobili “Reno 5” me targa të Shkupit i cili i ka transportuar viktimat, për shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë në drejtim të kundërt dhe drejtpërdrejtë është përplasur me një kamion për transportin e mbeturinave. Nga lëndimet e marra kanë vdekur të gjithë udhëtarët në automobil tre burra dhe dy gra.

Siç qëndron në kumtesë prokurori publik kompetent ka dhënë Urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë komunikacioni-teknike që të konfirmohen shkaqet e aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments