Edhe kjo qeveri, qeveri hajdutësh…!?
Edhe kësaj qeverie po i shkojnë vitet me vjedhje të suksesshme. Duron ky popull në Maqedonin e Veriut, sepse është mësuar. I kalitur prej dekadash, u ka bërë ballë problemeve, pa e ngritur kokën. Të izoluar e të nëpërkëmbur, të shkelur e të injoruar, rrëshqasim drejt krizave . Me hajdutët e njëjtë mbi krye. Arroganca e pushtetit në Maqedonin e Veriut, na është bërë normale gjithandej. Nga zyra më modeste, te kupola e Qeveris. Anarkia, është thelluar. Pasiguria është më e madhe se asnjëherë tjetër. Kur ke një qeveri të korruptuar nuk mundetë të keshë suksesë. Qeveritarët zhvasin hapur, deputetët trashin gushën mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër.
Për qeverin e Maqedonis së Veriut, janë vite të hareshëme. Për të rëndomtët qytetarë, janë vite për t’u harruar. Sa pak duan të jetojnë në këtë vend, në këtë mënyrë. Dhe nuk kanë faj, shkollimi është katastrofal, shëndetësia skandaloze, punë gjen vetëm po pate lidhje, mijëra të rinj enden me diploma në xhep që nuk kanë kurrfarë vlere. Shpresa e vetëme është largimi nga ky vendë.
Pushteti mburret se po e bën Maqedonin Veriore fushë me lule, por hallexhinjtë po shohin veç ferra e gjemba, biznesi i ndershëm mezi mbijeton, hajnat i kanë piketuar tashmë edhe kompanitë, si bankat e supermarketet.
Si për ironi të fatit, Qeveria e Maqedonis Veriore sikur po konkurron hajdutët. Sa më tepër shtohen grabitjet, aq më shumë ndërrohen ministrat. Secili më qesharak se tjetri! Kjo është vetëm njëra prej vjedhjeve që mundëson pushteti i hajdutëve. Mbi të gjitha, edhe kjo qeveri na ka vjedhur shpresën, kemi pritur të paktën një qeverisje normale, liderë normalë, jetë normale. Asgjë nuk i afrohet këtij standarti në këtë vend të lënë pas dore.
Sidoqoftë, rinia ka vendosur me u largua nga ky vendë, për një jetë normale.
Selim Iljazi