Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIvanov thotë se e ka kryer me nder funksionin e presidentit, Pendarovski...

Ivanov thotë se e ka kryer me nder funksionin e presidentit, Pendarovski e përcolli nga “Vila Vodno” (VIDEO)

Sot pasdite pas dy mandatesh Gjorge Ivanov u largua nga Vila presidenciale në Vodno. U përcoll nga presidenti i ri Stevo Pendarovski.

Ivanov dhe Pendarovski paraprakisht mbajtën takim pas së cilit u takuan edhe me të punësuarit në kabinetin presidencial.

Ivanov sot publikoi status në fejsbukun e tij zyrtar në të cilin  porositi se funksionet vijnë dhe shkojnë, por njerëzia mbetet.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, shkruan Ivanov.

Shefi i ri i shtetit Pendarovski në vilën presidenciale erdhi nga Kuvendi, ku u mbajt inaugurim solemn.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments