Deputeti i BDI së Artan Grubi i uroi fitoren Pendarovskit duke theksuar se fjalimi i tij i sotëm si president ishte tejet i qëlluar. Ai e përshëndeti zotimin e tij për bashkimin e të gjithë politikave dhe gjithë palëve të tjera. Ai shpeson që sa më shpejt Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Grubi ende insiston që BDI ishte faktori kryesor që ia solli fitoren Stevo Pendarovskit, pavarësisht se kryeministri e demantoi dhe i kërkoi BDI së që të mos krekoset.
“Ne jemi faktori që i solli fitoren Pendarovskit. Fituan politikat e Ali Ahmetit dhe BDI së që i promovojmë prej vitit 2004”, tha Grubi.
I pyetur për mungesën e kryeministrit në inagurim, Grubi tha se “Ali Ahmeti ishte prezent sot, ndërsa për Zoran Zaevin nuk dua të komentoj, i ka arsyet e veta”, tha Pendarovski.