25- vjeçarja nga Shkupi është vetëlënduar me thikë pas mosmarrëveshjes që ka pasur me bashkëshortin. Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17.30.
Bëhet fjalë për 25 vjeçaren V.M nga Shkupi, e cila ka deklaruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin është vetëlënduar me thikë në pjesën e barkut.
Gruaja me Ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.