Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga e mërkura, prej Shkupi deri në Beograd do të udhëtohet për...

Nga e mërkura, prej Shkupi deri në Beograd do të udhëtohet për 3 orë

Për katër ditë, të mërkurën, më 15 maj, do të lëshohet aksi jugor i Korridorit 10 drejt Maqedonisë së veriut dhe Greqisë afër Grykës së Gërdelicës.

Me hapjen e aksit afër Grykës së Gërdelicës, Serbia përmes Korridorit 10 tërësisht do të lidhet me 600 kilometra përgjatë autostradës nga kufiri i Maqedonisë së veriut deri në kufi me Hungarinë.

Në aksin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, vozitësit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura të konstruuara.

Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidhë Austrinë, Hungarinë, Sllvoeninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Me këtë intervenim, shkurtohet rruga Shkup-Beograd dhe bëhet thuajse për 3 orë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments