Sot, në katër vjetorin e rënies Heroike të Bijve më të mirë të Kombit, dhimbja dhe krenaria prekin qiellin.
Sot, sikurse edhe në përvjetorët tjerë, asnjë nga funksionarët e shtetit nuk e patën kurajo edhe guxim që të vijnë t’i nderojnë Heronjte e Kombit, të cilët për qëllim kishin bashkimin e trojeve shqiptare.
Me mospjesmarrjen e tyre, dëshmohet se politikanët shpirtshitur e dyftyrsha, janë pengesa më e madhe e bashkimit të trojeve tona, janë sabotuesit e rrugëtimit më të shëndoshë kombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë, rrugëtim të cilit i prinë Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Xhafer Zymberaj dhe Çlirimtarët tjerë.
Është e kuptueshme dhe nuk do hamendje, që këta politikanë u munduan t’i zhveshin nga çdo vlerë kombëtare këta trima atdhetarë për arsye se këta trima ua prishën piramidëm banditeske dhe antikombetare të cilët e ndërtuan që nga paslufta.
I vetmi Burrë i cili doli në mbështetjen e Heronjve dhe familjeve të tyre është Shembelltyra e Kombit, Ramush Haradinaj. Është i vetmi i cili ka kaluar nëpër vuajtjet pothujse të njëjta por edhe më të vështira, prandaj Kryeministri Haradinaj i vlerëson çlirimtarët,i vlerëson dhe nderon Heronjtë dhe Familjet e tyre, sepse nuk ka tjetër që ka përjetuar dhimbje e pikëllim, heroizëm e krenari, humbje të vëllezërve dhe te shokëve, prandaj është i bekuar nga Zoti.
U bëjmë apel te gjithe politikanëve, që nëse ju ka mbetur pak dinjitet, dilni tregojuni popullit që këta burra u betuan para flamurit kombëtar dhe luftuan me emblemën e shenjtë të UÇK-së dhe e kishin vetëm një qëllim:
Bashkimin e Trojeve Shqiptare.
Juve politikanë e dini qëllimin e tyre madhor, por jeni shume të ligë që të dilni dhe tu tregoni popullit se juve jeni ata që nuk dëshironi të lartesohen këta burra, sepse do ju ngritet populli dhe do ju fundos ashtu siç e meritoni.
Turpi qoftë mbi ju politikanë shpirtshitur.
Një ditë do ta mallkoni veten që luftuat në çdo formë kundër Bijve më të mirë të Kombit Shqiptar.
Lavdi Lulëkuqeve të betejës së 9-10 Majit që shkruan historinë më të lavdishme në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Zoti i bekofte familjet e Dëshmorëve.
Zoti e bekoftë Shqiperine
(Arbnor Zymberi, kusheriri i Xhafer Zymberit)