Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për veprat penale fajde dhe krim i organizuar
Po ashtu, të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “detyrim” dhe veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 283” paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.