Një dramë e rëndë ka ndodhur në një lagje të qytetit të Gjenevës në Zvicër: Policia ka gjetur dy trupa të pajetë në një banesë. Sipas hetimeve fillestare, bëhet fjalë për një nënë dhe të birin e saj, shkruan “Tribune de Genève”.
Në rrugën “Micheli-du-Crest” të Gjenevës, jo shumë larg nga universiteti, të premten në mëngjes, rreth orës 11:00, ka pasur një mobilizim të madh të forcave policore zvicerane. Siç raporton “Tribune de Genève”, atje forcat policore zbuluan dy trupa të pajetë në një banesë, njofton Shtegu.com. Dyshohet se bëhet fjalë për nënën dhe të birin e saj.
Siç shkruan policia e Gjenevës në një komunikatë, hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një tragjedi familjare. Me këtë rast, autori i dyshuar i krimit gjendet ende në arrati. Sipas informatave të pakonfirmuara, autori dyshohet se është bashkëshorti i gruas së vrarë. Familja e katër fëmijëve thuhet se është zhvendosur në Gjenevë vetëm një muaj më parë.