Prokuroria ka filluar hetim kundër dy personave nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Tregti me fëmijë”.
“Gjatë muajit prill të këtij viti në fshatin Buçim të Radovishit, i dyshuari i parë, i cili është i mitur , duke përdorur forcën, mashtrimin dhe dhunën, duke shfrytëzuar pafuqinë e viktimës, e ka detyruar kushërirën e saj të martohet pa vullnetin e saj. Ai së bashku me të dyshuarin e dytë, e cili e ka ditur moshën e vajzës, më parë janë dakorduar që për shumë prej 1600 euro, të ja sjell kushërirën e saj. Më datën 17 të muajit të kaluar, i dyshuari i parë e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar, ku i dyshuari i dytë e ka paguar shumën e kërkuar dhe ka marr me vete vajzën e cila ka bërë rezistencë. I dyshuari i dytë mbi vajzën ka përdorur forcë, dhunë psikike dhe tentim për përdhunim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton SHENJA.
Nga Prokuroria shtojnë se ajo ka shfrytëzuar një moment për të ikur, ndërsa rastin e ka denoncuar në polici.
Gjykatës i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe me Vendim për njërin prej të dyshuarve ka përcaktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndërsa për të miturin janë përcaktuar masa përkujdesi nga ana e gjykatësit për të mitur.