Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA dhe ASH do rrinë anash, nuk do përkrahin asnjë kandidat

BESA dhe ASH do rrinë anash, nuk do përkrahin asnjë kandidat

Dy partitë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA dhe ASH mbeten në qëndrimin e tyre se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk do të bëjnë thirrje për të mbështetur asnjë nga kandidatët që janë në garë për presidentë të Maqedonisë së Veriut

Destan JONUZI

Shkup, 1 maj – Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbeten në qëndrimin e dhënë se nuk do të bëjnë tregti me votat e qytetarëve, të cilët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale – mbështetën konceptin e partive opozitare për kandidatë shqiptar. Në mbledhjen e së martës, Lëvizja BESA vetëm se ka vërtetuar këtë qëndrim, ndërsa Aleanca për Shqiptarët (ASH, pritet që të konfirmoj këtë qëndrim në mbledhjen e së enjtes.

“Në mbledhjen e Kryesisë qendrore u konfirmua qëndrimi paraprak i dhënë në ditën e zgjedhjeve se Lëvizja BESA nuk do të bëjë tregti me votat e dhëna në rrethin e parë për mbështetje të konceptit të partive opozitare për kandidatin shqiptar prof. Blerim Reka. Nuk do të thërrasim në mbështetje të cilit do kandidat që kaloi në rrethin e dytë, por do të respektojmë vendimin individual të çdo votuesi për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Duke pasur parasysh se në rrethin e parë kandidatura e kandidatit Reka u mbështet nga dy parti opozitare, ditët në vijim mbas konsultimeve të ndërsjella mes partive dhe kandidatit, do të ketë prononcim publik për opinionin për ta komunikuar vendimin së bashku”, deklaroi për gazetën KOHA, Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Ndërkaq, nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës për gazetën KOHA thanë se asgjë konkrete nuk mund të thonë para mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë qendrore, pasi që anëtarët e kryesisë duhet të sjellin vendimin. Por, megjithatë – siç mëson gazeta KOHA, shumica e anëtarëve të Kryesisë mbështesin qëndrimin e liderit të tyre, i cili disa herë ka përsëritur se nuk bën tregti me votat e shqiptarëve, dhe se ato janë pronarë të së drejtës së tyre dhe mund të votojnë sipas bindjes që kanë ato.

Përndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët u rreshtuan pas kandidaturës së kandidatit të pavarur Blerim Reka, i cili në konton e tij tuboi 79.921 vota apo 10.58 për qind të trupit votues që votoi më 21 prill. Pas këtyre votave, por jo vetëm – edhe pas votave të të papërcaktuarve, janë lëshuar në “gjah” dy kandidatët për president, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!