Bashkimi Demokratik për Integrim, Shtabi Qëndror Zgjedhor partiak, shefat e shtabeve komunale partiake, Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, bashkë me të gjithë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe lokal, fuqishëm mbështet kandidaturën konsensuale të kandidatit të përbashkët për President Stevo Pendarovski në rrethin e dytë zgjedhor më 5 maj.
Arsyet janë po ato të cillat i kemi shprehur në vazhdimësi.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një President që përkrah integrimin e vendit në NATO, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, që përkrah Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Washington dhe Bruksel.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lejojnë fitoren e një kandidati që nuk e njeh Marrëveshjen e Prespës, nuk e njeh barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit dhe që nuk angazhohet për NATO dhe për BE.
Për këto arsye, ne kemi vizituar të gjitha shtabet lokale në këtë periudhë midis dy raundeve dhe kemi ftuar qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhjet e 5 majit, ndërsa nesër, e enjte më 2 maj, në sallën e filharmonisë në Shkup me fillim në ora 19:30 do të mbajm tubimin qëndror spjegues ku z. Ahmeti përfundimisht do t’ju sqaron qytetarëve qëndrimet e BDI-së si dhe nevojën e daljes dhe votimit më 5 maj.
Më 5 maj vendoset midis të bardhës dhe të zezës, midis të ardhmës dhe të kaluarës, midis integrimit dhe izolimit, midis barazisë dhe monoetnicitetit, midis perspektivës dhe regresit, midis perendimit dhe lindjes.
Abstenimi ndihmon VMRO DPMNE-në opozitare. Abstenimi sjell krizë presidenciale dhe parlamentare. Abstenimi rrezikon NATO-në dhe Bashkimin Evropian. Abstenimi as nuk bën president të përkohshëm e as nuk dënon ndonjë parti, por nxit krizë dhe zgjedhje.
Qëndrimi në shtëpi më 5 maj rrezikon NATO-në, rrezikon BE-në, rrezikon miqësinë me Washingtonin dhe Brukselin, rrezikon barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ju ftojmë të gjithëve që me 5 maj të vërshojmë kutitë e votimit për ta siguruar të ardhmën euroatlantike dhe shoqërinë e barabartë për të gjithë
Çdo apel tjetër është ftesë për krizë dhe thirrje kundër NATOsë, kundër BEsë, kundër barazisë gjuhësore.
Ne në BDI dhe shqiptarët në përgjithësi nuk kemi dilema që duhet përkrahur numrin 3, numrin e konsensualitetit, e përbashkësisë, e integrimit dhe barazisë.