Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionHoxhë Jusuf Ismaili: URIME NATA E BEKUAR E BERATIT

Hoxhë Jusuf Ismaili: URIME NATA E BEKUAR E BERATIT

Autor: Jusuf Ismaili

URIME NATA E BEKUAR E BERATIT
Hutbja e xhumasë e mbajtur sot më datën: 19.04.2019 në xhaminë tonë nga imami Jusuf Ismaili.
Tema: “ Vlera e natës së bekuar të Beratit”
Sonte para nesh gjendet një natë e madhe dhe e bekuar, e cila quhet nata e Beratit. Fjala “berat” në gjuhën shqipe do të thotë: të shpëtosh, të falesh e të lirohesh prej mëkateve dhe dënimeve. Në këtë natë shumë muslimanë gjejnë faljen dhe lirimin prej gjynaheve nga ana e All-llahut xh.sh., i arrijnë mirësitë dhe dhuntitë e Zotit dhe zemrat u mbushen me nur e dritë nga ana e Zotit. Është kjo natë e bekuar dhe e madhe për shkak se sipas disa komentatorëve të Kur’anit, në këtë natë Kur’ani Famëlartë ka zbritur në formë të plotë nga qielli i shtatë në qiellin e parë, pra në qiellin e dynjasë, kurse në natën e Kadrit ka filluar t’i shpallet Pejgamberit a.s. në formë graduale brenda 23 viteve. Këta komentatorë, për këtë mbështeten në ajetet e para të sures ed-Duhan: “Ha.Mim. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Vërtet që Ne gjithnjë po këshillojmë. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” (ed-Duhan:1-4).
Në këtë natë të bekuar ka zbritur Kur’ani me të cilin Kur’an Zoti e këshillon dhe ia tërheq vërejtjen njerëzimit për gabimet dhe humbjen e mashtrimin që është duke e përjetuar. Është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. vendoset për të gjitha çështjet, si: vdekjet, lindjet, sëmundjet, furnizimet, fatkeqësitë, etj, pra gjithçka për tërë vitin e ardhshëm, siç e argumenton ajeti Kur’anor:”Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” (ed-Duhan:4).
Për vlerën e madhe të saj që ka flasin edhe mjaft hadithe dhe sjellje të Pejgamberit a.s. Ai gjatë muajit Shaban, në të cilin gjendet edhe nata e Beratit, rregullisht agjëronte nafile( vullnetarisht). Kur e pyetnin se përse agjëronte kaq shumë në muajin Shaban, Ai përgjigjej: “Në këtë muaj punët dhe veprat tona ngrihen te Zoti i botëve. Unë dua që punët e mia t’i paraqiten Zotit duke qenë me agjërim në gojë” (Nesaiu, Sijam, 70).
Ja edhe disa hadithe të tjera të Pejgamberit a.s. lidhur me madhështinë e kësaj nate: “Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet ndaj Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush pendohet sonte dhe Unë ta fali?, A ka kush kërkon rizk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?, A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?, A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”, (Ibni Maxhe, Ikame, 191). “S’ka dyshim se në natën e 15 të Shabanit Zoti shfaqet (me mëshirën e Tij) në qiellin më të afërt me tokën dhe fal gjynahet (ose gjynahqarët) qofshin ato më tepër se edhe qimet e dhenve të fisit Kelb” , (Tirmidhiu, Saum, 39). Këto ishin shkurtimisht të mirat dhe bekimet e kësaj nate madhështore. Është pra një natë, kur All-llahu xh.sh. me të madhe e lëshon rahmetin, mëshirën, rizkun(furnizimin), faljen e Vet dhe është nata kur ne duhet sinqerisht të pendohemi për mëkatet që i kemi bërë dhe që jemi duke i bërë, dhe e t’i drejtohemi Zotit me kërkesën për të na falë e të na pastrojë prej të gjitha ndyrësive të jetës së kësaj bote e të na ngrejë në shkallën ku shpirtrat tanë do të jenë të kënaqur me Zotin dhe ku edhe Zoti do të jetë i kënaqur me ne. Është nata kur ne duhet të vendosim t’i largohemi çdo të keqe që na çon në mosbesim (kufër), kur në duhet t’i harrojmë e t’i shuajmë ndjenjat e armiqësisë e të urrejtjes ndërmjet nesh si muslimanë, kur ne duhet t’i vizitojmë, të afrohemi e të pajtohemi me farefisin, kur ne duhet ta shuajmë ndjenjën e mendjemadhësisë dhe të stolisemi me butësi e respekt ndaj Zotit, Krijuesit tonë, kur ne duhet ta respektojmë e nderojmë babën dhe nënën tonë, kur përfundimisht ta braktisim alkoolin, prostitucionin dhe çdo mëkat tjetër të madh e të vogël. Sepse Pejgamberi a.s. në një hadith të tij thotë: “Në natën e Beratit Zoti ua fal gabimet të gjithë muslimanëve, përveç atij që merret me magji, atij që nxitë ndjenjën e urrejtjes e të armiqësisë, atij që i ndërpret lidhjet farefisnore, atij që e kundërshton dhe nuk e dëgjon babën dhe nënën e vet dhe atij që është i dhënë pas alkoolit e prostitucionit”. Ne si qenie që nuk e dimë se kur do të vdesim dhe që për çdo ditë vetëm se po ngarkohemi me gjynahe të ndryshme, kjo natë dhe netët e ditët tjera të mëdha janë raste të volitshme kur mund të pendohemi, e të kërkojmë falje për ato mëkate e gabime dhe ta vazhdojmë jetën ashtu siç dëshiron Zoti të na shohë dhe ashtu siç dëshirojmë ne të jemi të lumtur e të rehatshëm në këtë dhe në botën tjetër.
Gjithashtu, nga hadithi mësojmë se në natën e Beratit falen edhe të vdekurit dhe pranohen lutjet e të gjallëve për ta.
Hazreti Aishja r.a. thotë: Një natë, kur ishte nata e 15 e muajit shaban, nuk e gjeta Pejgamberin a.s në shtëpi dhe shkova për ta kërkuar. E gjeta në Bekije (varrezat e Medinës) ishte duke i bërë lutje Allahut për të vdekurit dhe lutej për faljen e mëkateve të tyre. Nga fjalët e theksuara na bëhet e qartë se në natën e Beratit edhe ne duhet t’i kujtojmë me lutje të vdekurit tanë.
Në disa transmetime theksohet se në këtë natë ndahen të gjallët prej të vdekurve dhe shkruhet nafaka, andaj kjo natë gjithashtu është quajtur nata e fatit.
Falënderojmë të Madhin Zot që xhamia jonë është e mbushur përplot me djem të rinj, edhe unë para se ta përfundoj këtë hutbe shfrytëzoj rastin me një mesazh këshillues ti drejtohem rinisë sonë të dashur e cila është ardhmëria e këtij vendi:
E dashur rini ju e dini mirë se kohëve të fundit bixhozi, alkoholi, droga, prostitucioni edhe shumë faktorë janë përhapur tek shoqëria jonë, sonte është momenti më i përshtatshëm për ti larguar këto vese negative, pendohu dhe lutju Zotit sinqerisht të ti largoj këto vese të cilat e shkatërrojnë jetën tuaj dhe vitet tuaja më të bukura.
Prandaj, prej sonte filloni me një terapi shpirtërore e cila zgjatë 1 muaj e gjysëm, pra deri në ditën e Fitër Bajramit, që ti largoni të gjitha veprat tuaja negative, me ndihmën e Zotit nëse nijeti juaj sonte është shumë i pastër në ditën e Fitër Bajramit shpërblimet janë shumë të mëdha që edhe ju do ta shpëtoni veten tuaj edhe Zoti êshtë i kënaqur nga ju.
Në fund të gjithë vëllezërve dhe motrave tona pêrzemërsisht ua uroj këtë natë të bekuar: “URIME NATA E BEKUAR E BERATIT “ dhe Zotit i drejtohemi me këtë lutje: O Allahu i Plotfuqishëm, të lutemi për mëshirë dhe falje në natën e bekuar të Beratit, në këtë muaj të bekuar, na i falë mëkatet tona dhe na udhëzo në rrugën e drejtë për hirë të kësaj nate.AMIN!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!