Në zyrën e Avokatit të Popullit të dielën nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës së votës.
Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të hapura për qytetarët do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kumanovë, Strumicë dhe në Shtip, ndërsa qëllimi i kësaj është të mbrohen të drejtat e votimit. Krahas zyrave, në linjën falas qytetarët mund t’i paraqesin problemet në numrat e telefonit: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.
Ata shtojnë se Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve i mbron me ndërmarrjen e masave të menjëhershme për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtave të tyre të garantuara.
Avokati i Popullit potencon se e drejta e votimit është e drejtë kushtetuese që realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për arsye të realizimit të kësaj të drejte.