Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZyrtare: Maqedonia e Veriut shpalli epideminë e fruthit në të gjithë territorin...

Zyrtare: Maqedonia e Veriut shpalli epideminë e fruthit në të gjithë territorin e vendit

Ministria maqedonase e Shëndetësisë shpalli epideminë e fruthit në të gjithë territorin e vendit. Shkak për një vendim të tillë u bë rritja e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje, si dhe frika e përhapjes me pasoja edhe më të mëdha.

Autoritetet thonë se, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 4 viktima nga fruthi, ndërsa 961 persona janë infektuar, 60 për qind e të cilëve janë jashtë Shkupit.

Më së shumti, sëmundja ngjitëse rezulton të ketë prekur fëmijët. Mbi 70 të mitur janë shtruar në spital prej saj, 7 nga të cilët janë në gjendje të rëndë, sepse kanë pasur komplikacione.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Vladimir Mikiç sqaroi se shpallja e epidemisë kishte për qëllim zbatimin e masave plotësuese lidhur me prandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse, uljen e infektimeve të reja, si dhe frenimin e formave të rënda të sëmundjeve si pasojë e fruthit.

Një prej masave të marra ishte ndalimi i vizitave në çerdhe, ndërsa një tjetër lidhet me uljen e moshës së vaksinimit nga 12 në 6 muaj. Instituti i Shëndetit Publik ka ndaluar edhe vizitat nëpër spitale, ndërsa kontrolle do të ketë edhe për punonjëset nëpër kopshte.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments