Anketa e re: Ky është fituesi i zgjedhjeve presidenciale sipas anketës Rejting
Kandidati për president, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni do të merrte më së shumti vota në zgjedhjet presidenciale – 38,3 për qind, nëse nesër mbahet votimi.
Këtë e tregojnë rezultatet e anketës, të cilën e zbatoi agjencia Rejting në periudhën prej prej 8 deri më 24 prill, ndaj shembullit reprezentues me të cilin ishin përfshirë 1.112 të anketuar.
Për kandidaten, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni Gordana Siljanovska Davkova janë përcaktuar 33,2 për qind, ndërsa për kandidatin i mbështetur nga opozita shqiptare Blerim Reka, 12,6 për qind, përderisa 15,9 për qind nga të anketuarit ende nuk e dinë se për kë do të votojnë.
Sipas rezultateve nga hulumtimi 42,9 për qind vlerësojnë se zgjedhjet presidenciale janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, 29,4 për qind vlerësojnë se janë të rëndësishme, 14,9 për qind se nuk janë as të rëndësishme e as të parëndësishme, 3,3 për qind se janë kryesisht të parëndësishme, 6,6 për qind se nuk janë aspak të rëndësishme, ndërsa 2,8 për qind nuk e dinë ose nuk kanë dhënë përgjigje.
Rregullisht fushatën e ndjekin 20,7 për qind nga të anketuarit, shpesh e ndjekin 25,2 për qind, ndonjëherë 25,4 për qind, rrallë 19,3 për qind, asnjëherë nëntë për qind.
Pjesa më e madhe e të anketuarve për fushatën informohen nga televizionet – 58,8 për qind, 20,1 për qind e rrjeteve sociale, 7,5 për qind nga internet portalet, agregatorët, 1,3 për qind nga radio, 0,2 për qind nga shtypi, 4,1 për qind nga bisedat me miqtë, ndërsa 8,1 për qind nuk e ndjekin.
Në pyetjen se për kë nga kandidatët për president do të thoshin se udhëheq në bazë të dy kritereve – fushatë më të mirë dhe më pozitive rezultatet tregojnë se 30,8 për qind vlerësojnë se Stevo Pendarovski ka fushatë më të mirë, ndërsa 31,8 për qind vlerësojnë se ka fushatë më pozitive.
Njëzetegjashtë për qind vlerësojnë se Siljanovska Davkova ka fushatë më të mirë, ndërsa 27,4 për qind se ka fushatë më pozitive, përderisa 10,1 për qind vlerësojnë se Blerim Reka ka fushatë më të mirë, ndërsa 10,4 për qind vlerësojnë se ka fushatë më pozitive.