Sot në ora 16:00 në Strugë u luajtë derbi i qytetit në futboll ku u ndeshën dy rivalët e përjetshëm, Vllaznimi dhe Karaormani.
Ishte ekipi i Vllaznimit i cili mposhti rivalët e qytetit me rezultatin 2 me 1.
Për ekipin e Vllaznimit shënoi Seit Kreka dhe Daniel Shekutkoski ndërsa për Fc.Karaormanin shënoi Nikolla Grdanoski, të tri golat u shënuan që në pjesën e parë të ndeshjes që rezultoi të jetê rezultati final ,2 me 1,informon Struga Ekspres.
Me këtë fitore FC.Vllaznimi ngjitet në vendin e dytë të tabelës duke synuar ligën e dytë për në sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Vllaznimit sot festoi fitoren e shumëpritur,duke mposhtur Karaormanin,rivalin e qytetit.
(Struga Ekspres)