Florim Cuculi është shef mjekësor në kardiologjinë e Spitalit Kantonal të Lucernit. Para 28 vitesh, ai emigroi nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, duke punuar me intensitet të lartë që nga shkolla e mesme, e deri te doktoratura.
I fokusuar në maksimum: PD Dr. med. Florim Cuculi duke trajtuar një sulm në zemër në laboratorin e katedrës për zemër në Spitalin Kantonal të Lucernit. Foto Pascal Vogel
Bip. Bip. Bip. Frekuenca e zemrës është e qëndrueshme, pacienti është me vetëdije. Në ekranin e laboratorit të katedrës për zemër, që është shumë i ndritshëm, në Spitalin Kantonal të Lucernit, mund të shihen disa diagrame dhe fotografi me puls, me ngjyrë bardhë e zi.
Florim Cuculi sërish e shikon vendin e shpimit në krahun e pacientit, në të cilën ai po punon në zemër me anë të një teli plastik dhe mjetin në dorën e tij. Vetullat e errëta dalluese qëndrojnë të palëvizshme mbi sytë e drejtuar në ekran, goja është pak e hapur.
Më vonë ai do të spjegojë se ndërhyrja për shkak të kalcifikimit të rëndë të arterieve koronare, ishte jashtëzakonisht e vështirë, shkruan “Bote”, përcjell Shtegu.com. “Shumë, shumë rrezik dhe kjo mund të pëlcasë, shumë presion i vogël në kalcifikim dhe problemi ende nuk është zgjidhur”.
Në kohën e operacionit, Florimi nuk tregohet i tensionuar. Me një leckë të lagshtë, ai i fshin djersët nga hunda e tij dhe dorezat nga gjaku që i kishte ndotur.
Koncentrimi është i dukshëm zyrtarisht, derisa papritmas tensioni bie në fund të operacionit. Këtu një shaka, aty një thënie. Florim Cuculi shtrëngon dorën, bën shenjë me kokë, i heq dorezat e gjakosura dhe në drejtim të pacientit, por mbi të gjitha për vetveten thotë: “Duket sensacionale, rezultat i mirë, super”. Dhe kjo, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë. Dy fjali, të cilat mund të jenë titulli i jetës së tij.
Florim Cuculi erdhi në jetë në vitin 1977, në Kërçovë, një qytet i vogël në Maqedoninë Veriore, në perëndimin malor të saj. Pavarësisht kushteve të këqija, ai kishte një fëmijëri të lumtur, por jo gjithmonë të lehtë. Për shkak të origjinës së tij shqiptare, ai konsiderohet si “qytetar i shtresës së dytë”.
Përveç kësaj, Florimi u rrit pa babain e tij – të afërmit i kishin dhënë punë Bajram Cuculit në Bau AG në Reiden. Pas katër stinësh si punëtor i huaj, ai merr një lejeqëndrim vjetor, fillimisht sjellë bashkëshorten e tij dhe me shpërthimin e luftës në Jugosllavi në vitin 1991, edhe Florimin dhe vëllain e tij tre vite më të vogël, Fatmirin.
“Unë nuk isha i kënaqur”, thotë Florimi, “sepse doja të studioja dhe më vonë të bëhem mjek. Këtë ëndërr e shihja si të rezikuar në Zvicër. “Florimi nuk fliste asnje fjalë gjermanisht, ditën e parë të shkollës ai mund të komunikonte me mësuesit vetëm në gjuhën frenge. Por vullneti i tij dhe rrethanat që ai nuk kishte shokë, atij i japin mundësinë për të investuar më shumë kohë në mësim.
Pas vetëm gjashtë muaj, ai ka zotëruar gjuhën dhe ka përparuar në shkollim. Sot ai është shef mjekësor i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit. “Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por ia vlejti”.
Florim Cuculi shtyp butonin 14, dera e ashensorit mbyllet. Në stacionin e siguruar privatisht qëndron vizita e një pacienti të moshuar i cili ditën e djeshme ishte në repartin intensiv. “Ai kishte ujë në mushkëri, që vjen nga një valvulë rrjedhëse e zemrës”, thotë Florimi para se të trokasë në derë dhe hyjë në dhomë. “Shumë rrugë të çojnë në Romë”, spjegon ai mundësinë për pacientin dhe familjen së tij, para se ai ta propozojë varinatin e tij më të mirë nga këndvështrimi i tij.
Celulari cingërron – edhe një herë – Florim Cuculi është një njeri shumë i kërkuar. “Mirë, bëni gati të gjitha”, thotë ai në celular dhe del në korridor. “Një rast urgjent, dyshohet për sulm në zemër”. Rrugës për në zyrën e mjekëve asistentë, Florimi takon një pacient të cilit para një jave ia kishte hqeur nga zemra një gjysmë litri ujë. Që të dy ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit, merren ngrykë dhe shkëmbejnë disa fjalë në gjuhën shqipe. Pastaj vazhdon, përsëri në ashensor, kati i dytë.
Florim Cuculi ka udhëtuar shumë, ka studiuar në Bazel dhe në Oksford, praktika të bëra jashtë shtetit. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, anglisht dhe shqip, duke i shtuar edhe frengjishten, serbo-kroatishten dhe maqedonishten, informon Shtegu.com. Ai ka një bashkëshorte dhe dy djem, një shtëpi në Geuensee. “Vendlindja?”. Ai e përsërit pyetjen dhe mendon gjatë, “Vendlindja është një fjalë e vështirë. Sa më i moshuar që jam, aq më pak e di se ku me të vërtetë ndjehem si në vendlindje”.
Fillimisht, ai dëshironte të jetë “më shume zviceran, se sa vetë zviceranët. Por, ndalova me këtë. Sot, unë dua të jem vetëm Florimi”. Në situata të caktuara ai është zviceran, në disa të tjera shqiptar. “Përshëndetja e pacientit me një shtrëngim duarsh gjatë takimit në korridor ishte shumë personale dhe e ngrohtë, tipike shqiptare”, përfundon PD Dr. med. Florim Cuculi.