Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniRama, Thaçi dhe Ahmeti takim sekret në Prizren. Bashkimi kombëtarë troket në...

Rama, Thaçi dhe Ahmeti takim sekret në Prizren. Bashkimi kombëtarë troket në derë


Të dëshpëruar nga vonesat në procesin eurointegrues, shqiptarët kanë bërë gati planin „B“ për bashkim kombëtarë. Kryeministri Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti gjatë vikendit janë takuar në Prizren për të disktuar implementimin e këtij plani të përgatitur më parë. Projekti në fjalë parasheh që Kosova me kufijtë aktual ti bashkangjitet Shqipërisë. Poashtu edhe komunat shqiptare në Maqedoni do të jenë pjesë e kësaj harte.

Një burim, i pranishëm në këtë takim bën të ditur për agjencinë e lajmeve INA, se tre liderët janë pajtuar se me këtë skenarë, shqiptarët do të kenë resurse më të mëdha natyrore, njerëzore si dhe ekonomi më të fortë dhe konkurruese. Githashtu, ushtria dhe policia shqiptare do të jetë më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e këtij territori. Mësohet se marrëveshja përkrahet edhe nga qarqe relevante maqedonase, të cilët qysh nga viti 2001 kanë propozuar ndarjen e Maqedonisë në baza etnike.

Me këtë njëherë e përgjithmonë do të zgjidhen cështjen e hapura në rajon.

Në kuadër të këtij plani, i cili ka gjetur mbështetje në Uashington dhe Berlin, parashihet edhe përmbyllja e konfliktit shqiptaro-serb, duke firmosur një dokument që parasheh të drejta reciproke për shqiptarët në Luginë dhe serbët që jetojnë në Kosovë. Gjithashtu do të arrihet një minishengen mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Herecegovinës.Mos u habitni sot është një prilli, dita e gënjeshtrave. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments