Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaErdogan: Për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje

Erdogan: Për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje

Presidenti i Turqisë dhe kreu Partisë AK, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në vendet ku kanë kandiduar për zgjedhjet lokale si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej kanë fituar 778 bashki në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vendet ku kemi kandiduar në zgjedhje si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej fituam 778 bashki, respektivisht 16 qytete metropolitane, 24 provinca, 538 distrikte dhe 200 qyteza”, deklaroi Erdoğan në fjalimin e tij tradicional nga ballkoni i selisë së partisë së tij.

Duke iu referuar rezultateve të para, Erdoğan tha se ato tregojnë se rreth 56 për qind e komunave në mbarë vendin do të udhëhiqen nga Partia AK.

Duke falënderuar gjithë popullin, veçanërisht, siç tha, “vëllezërit e mi kurdë për ndjeshmërinë e tyre për çështjet e së ardhmes”, presideti turk u shpreh se “Sot për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje”.

Ai theksoi se që nga mëngjesi i nesërm do të fillojnë me punën e tyre për të “identifikuar dhe kompensuar mangësitë tona”.

“Si arsye të vetme për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në ato vende ku nuk kemi mundur të arrijmë rezultatet e dëshiruara, e shoh atë sikur nuk kemi mundur ta shpjegojmë mjaftueshëm veten tonë tek populli ynë”, deklaroi presidenti Erdoğan, duke shtuar se përqindja e votave të Aleancës Popullore është në një nivel të afërt me ato të zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar.

“Askush nuk është më i madh se kauza jonë”

Më tej, presidenti turk theksoi se periudha e ardhshme që do të jetë një periudhë e ndryshimit për të mirë për partinë dhe Turqinë.

“Përfshirë edhe veten, askush nuk është më i madh se kauza jonë, nuk është më me prioritet se Turqia dhe nuk është më i rëndësishëm nga partia jonë”, deklaroi Erdoğan.

Ai shtoi se “jemi duke kaluar në një periudhë” ku çështjet në lidhje me sigurinë kombëtare të vendit do t’i çojnë drejt suksesit

“Në këtë periudhë që do të vazhdojë deri sa të arrijmë synimet tona të vitit 2023, prioriteti jonë është të përforcojmë ekonominë tonë, të vazhdojmë rritjen e orientuar drejt teknologjisë dhe eksportit, si dhe të rrisim punësimin”, tha ai.

Në zgjedhjet e sotme lokale që u zhvilluan në vend, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Shtatë partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.

Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!