Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFati i PSP-së, ja cilat janë 5 kërkesat e partive opozitare shqiptare

Fati i PSP-së, ja cilat janë 5 kërkesat e partive opozitare shqiptare


Prokuroria Speciale Publike të funksionojë si institucion i pavarur dhe pa mandat të kufizuar dhe “bombat” (përgjimet) të përdoren si indice dhe dëshmi gjyqësore, janë dy kërkesat e përbashkëta të partive opozitare shqiptare,

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), që u janë parashtruar kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska sot në takimin me temë diskutimit Ligjin për Prokurori Publike me theks të veçantë në fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP.

Nëse nuk pranohen kërkesat, Besa nuk ka qëndrim se a do ta kushtëzojë votën “për” për miratim të Ligjit të Prokurorisë, ndërkaq ASH-ja është decide: “Për shtetin e së drejtës, nëse nuk pranohen kërkesat, do ta kushëzojmë miratimin e Ligjit”.

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se kërkesë e tyre është që PSP-ja të funskionojë siç ka funksionuar deri tash, dhe “bombat” të përdoren si indice dhe dëshmi në raste gjyqësore.

“Ne si Lëvizje BESA e përkrahim funksionimin e PSP me gjithë kapacitetin e saj, këtu dua të ngrit faktin e vlefshmërisë së përgjimet, dhe ti përmbyllë të gjitha lëndët që dalin nga përgjimet.

I dhamë propozimet tona, komfor marrëveshjes, që amendamentet të jenë zgjidhje. Synojmë që bombat të përdoret si dëshmi dhe indice”, tha Kasami.

Sipas liderit të ASH-së, Ziadin Sela, funskionimi i mëtutjeshëm me mandat të pakufizuar dhe përdorimi i “bombave” si dëshmi gjyqësore, ka të bëj me atë se PSP-ja ende nuk e ka përmbushur qëllimin për të cilin është formuar.

Siç tha ai “askush nuk pa se janë kthyer paratë e vjedhura nga qeverisja prej rreth dy dekadash e ish partnerëve qeveritar”.

“Vlerësojmë se ky trup nuk ka kryer qëllimin për të cilin është themeluar, dhe vlerësojmë se i njëjti duhet të vazhdojë me ndryshime të ligjit, duke iu zgjatur mandati, që paku deri në përmbylljen e detyrës për të cilën është formuar”, tha Sela,

i cili duke sqaruar më tej, solli shembullin e PSP-së në Ukrainë, e cila duke “procesuar mbi 600 mijë përgjime, arriti të fus në burg rreth 25 funksionarë shtetërorë”.

ASH-ja ka edhe tre kërkesa të tjera:

Themelimi i Gjykatës Speciale e cila do të ankimonte rastet që do të dilnin nga PSP-ja;
Në përbërjen e Këshillit të Prokrurorëve të mos ketë ish ministra dhe ish drejtorë;
Në Ligjin për Prokurori Publike të inkorporohet edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.
/portalb/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!