Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, njoftoi Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ohër. Numri i të prekurve në Strugë tani është 24, mes tyre janë edhe shtatë punonjës shëndetësor. Autoritetet shëndetësore gjithashtu presin raste të reja, kështu që rekomandojnë dezinfektim dhe kontrolle të shtuara në shkolla dhe kopshte . Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, fruthi është shfaqur edhe në Dibër, ku aktualisht janë të regjistruar 18 raste dhe deri të premten do të dihet nëse edhe atje do të shpallet epidemia. Në Ohër zyrtarisht ka tre të infektuar.
Shpallja e epidemisë është një apel për prindërit, por edhe apel i imi personal deri tek prindërit për t’i vaksinuar fëmijët e tyre sipas kalendarit të vaksinave. Shpesh, personat që përkohësisht banojnë jashtë vendit kur kthehen, gjë që është shumë e shpeshtë në territorin e Strugës, udhëtojnë për në Itali dhe vende të tjera dhe qëndrojnë dy – tre muaj dhe kur kthehen nuk paraqiten në pikat e vaksinimit për të vazhduar me vaksinimin e fëmijëve të tyre”-tha Jovanka Koroveshoska nga Qendra e Shëndetit Publik Ohër
ALSAT