Shkelet me veturë fëmija 11 vjeçar

0
16


Policia ka njoftuar se dje rreth mesditës është shkelur me veturë një fëmijë 11-vjeçar në rrugën rajonale Ratae–Zhelinë në fshatin Shemshovë të Tetovës. Vetura “Fiat Punto” me targa të Tetovës, e drejtuar nga një qytetar i Shkupit, e ka goditur një fëmijë 11-vjeçar nga Shemshova, i cili ka qenë duke vozitur biçikletë.

Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin e Tetovës.