Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa kush janë kandidatët demokratë për presidencialet amerikane 2020

Ja kush janë kandidatët demokratë për presidencialet amerikane 2020


Të paktën 15 demokratë kanë njoftuar vullnetin e tyre për të sfiduar Donald Trump gjatë presidencialeve amerikane në nëntor 2020.

Kjo listë, që mund të zgjatet edhe më shumë, shpalos një diversitet të pazakontë me një numër rekord grashë dhe shumë kandidatë të dalë nga minoritetet. Konventa e demokratëve parashikohet të mbahet më Milwoki (Uiskonsin) më 13-16 korrik 2020.

Më poshtë vijon lista e kandidatëve demokratë:

Kirsten Gillibrand

Senatorja e Nju-Jorkut zyrtarizoi sot kandidaturën e saj, disa javë pas krijimit të një komiteti shqyrtues.

Në moshën 52-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy djemve, ajo bëri emër duke luftuar kundër ngacmimeve seksuale, kryesisht në ushtri, para se të shfaqej lëvizja #MeToo të cilën ajo e mbështet në mënyrë aktive. Ajo mbron një shoqëri më të barabartë, të drejtën për një sistem shëndetësie, kërkon të përmirësojë arsimin publik dhe atë profesional.

Beto O’Rourke

Ky teksan 46-vjeçar, ish-deputet në Dhomën e Përfaqësuesve, u bë i famshëm në përpjekjet e tij për t’i marrë republikanit Ted Cruz vendin në Senat në nëntor 2018. Ai e humbi me shumë pak vota këtë sfidë në shtetin e Teksasit, tradicionalisht konservator.

I martuar dhe baba i tre fëmijëve, ai shfaqet si “kapitalist” ndonëse sipas atij “ekonomia amerikane qartësisht nuk është e përsosur, nuk është e barabartë, është e padrejtë dhe raciste” dhe programi i tij anon majtas për sa i përket imigracionit, klimës apo shëndetësisë.

Bernie Sanders

Duke e përshkruar veten si një “socialist”, senatori i pavarur i habiti të gjithë në primaret e demokratëve në vitin 2016 kundër Hillary Clinton. Përfunimisht ai u dorëzua përballë ish-sekretares së Shtetit por shpreson që në moshën 77-vjeçare, të transformojë përpjekjen e tij për “revolucion politik”, tani që idetë e tij shumë të majta janë rimarrë edhe nga shumë demokratë të tjerë.

Ai ndodhet në krye të sondazheve mes kandidatëve që janë shpallur deri tani.

Amy Klobuchar

Ish-prokurore dhe mbesa e një minatori, senatorja 58-vjeçare u rizgjodh në nëntor 2018 në shtetin e Minesotas, ku vazhdon të jetë shumë popullore përfshirë bastionet e minatorëve që votuan për Donald Trump në 2016.

E pozicionuar qendër-majtas, ajo mbështet të drejtën për abort dhe luftën kundër ndryshimit klimatik. Por fushata e saj është prfshirë nga një polemikë në lidhje me trajtimin shumë të ashpër ndaj ekipit të saj.

Elizabeth Warren

Në moshën 69 vjeçare, senatorja e Masaçusets hapi garën për emrat e mëdhenj të demokratëve që më 31 dhjetor 2018. Duke sfiduar polemikat në lidhje me origjinat e saj të largëta me indianët e marikës, ish-profesoresha e së drejtës në Harvard, e quajtur “Pokahontas” nga Donald Trump, zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt.

Në të mjatë të partisë, ajo ka bërë emër duke kritikuar ashpër ekseset e “Wall Street”.

Cory Booker

Senator me ngjyrë, karizmatik dhe mediatik, Cory Booker njoftoi kandidaturën e tij më 1 shkurt predikuar bashkimin në një Amerikë të ndarë. Ish-kryebashkiak i Njuark, në Nju-xhersi, ku orator i mirë 49-vjeçar ishte prezantuar i është afruar që prej disa vitesh garës presidenciale.

Kamala Harris

Senatorja e Kalifornisë, që ka ambicien për t’u bërë presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-së, njoftoi kandidaturën e saj në janar, ditë që SHBA-ja i bënte homazhe Martin Luter Kingut. Vajza e një studiueseje indiane në mjekësi dhe e një ekonomisti xhamajkan, Kamala Harris, 54 vjeç, fillimisht ka qenë prokurore në San Francisco më pas ka drejtuar shërbimet gjyqësore për të gjithë Kaliforninë (2011-2017).

Julian Castro

Nipi i një imigranti meksikan dhe ish-ministër i Barack Obama, Julian Castro shpalli kandidaturën e tij në anglisht dhe spanjisht më 12 janar, në mes të debatit të shkaktuar nga çështja e imigracionit. Ish-kryebashkiak i qytetit teksan të San Antonios, ai shpreson, në moshën 44-vjeçare, të bëhet presidenti i par hispanik i SHBA-së.

Tulsi Gabbard

Vetëm 37 vjeç, kjo deputete në Dhomën e Përfaqësuesve me origjinë nga Havai u fut në garë më 11 janar. Mbështetëse e Bernie Sanders në 2016, kjo ish-ushtarake është kritikuar se ka takuar kreun sirian Bashar Al Asad në mes të luftës civile dhe për deklarata kundë homoseksualëve, për të cilat më pas ka kërkuar falje.

Pete Buttigieg

Kryebashkiaku i ri i qytetit të Sauth Bend, në Indiana, ngriti një komitet shqyrtues më 23 janar me një mesazh për të ardhmen. Ish-ushtarak, 37 vjeç, ai është kandidati i parë i shpallur hapur homoseksual për presidencialet amerikane.

Jay Inslee

Guvernatori i shtetit të Uashingtonit, Jay Inslee u fut në moshën 68-vjeçare në garë më 1 mars me objektivin qendror për të “mposhtur ndryshimin klimatik”.

John Hickenlooper

Ish-guvernator i Kolorados (2011-2019), John Hickenlooper njoftoi më 4 mars kandidaturën e tij duke u paraqitur si një bashkues përballë “përçarjes” që sundon në SHBA nën presidencën e Donald Trump. Ai është 67 vjeç.

Pretendentët e tjerë

Shumë kandidatë të tjerë do të provojnë fatin e tyre në primaret demokrate: John Delaney, 55 vjeç dhe ish-deputet në Dhomën e Përfaqësuesve, Andrew Yang, sipërmarrës 44-vjeçar, si dhe Marianne Williamson, 66 vjeç, autore e librave për zhvillimin personal.

Pikëpyetja Biden

Një emër i madh i partisë dhe i pozicionuar si centrist, Joe Biden, ish-zëvendëspresidenti i Barack Obama është një prej figurave më të pëlqyera. Megjithatë, 76-vjeçari, vazhdon t’i mbajë të gjithë pezull duke rritur indiciet për një kandidim të mundshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!