Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut po zbrazet, ja çfarë thotë Hesat Bexheti, i riu...

Maqedonia e Veriut po zbrazet, ja çfarë thotë Hesat Bexheti, i riu që shkoi në Gjermani (VIDEO)

Maqedonia e Veriut po zbrazet.

Banorët thonë se gjendja e rëndë ekonomike, po i shtynë që ata ta marrin rrugën e gurbetit.

Në linjën Shkup-Berlin autobusët janë përplot të mbushur.

Vetëm të premten nga kryeqyteti u nisën 5 autobus me qytetarë.

Ky është Hesat Bexheti nga Zhelina i cili ka blerë biletën njëdrejtimëshe për Gjermani.

Po shkoj në Gjermani në qytetin Rostock.

Gazetari: Pse ?

Për të punuar.

Gazetari: Pse këtu nuk ka punë?

Këtu ka punë por rrogë nuk ka, duhet të punoj vetëm për rrymën dhe fëmijët.

Gazetari: Sa kohë e keni prit vizën?

Vizën e kam tash e tre vjet dhe nuk kam pritur shumë, sepse ishte atëherë fillimi kur i dhuronin.

Gazetari: Po shkojë për një jetë më të mirë.

Po sigurisht ç’të bësh.

Gazetari: Bashkë me shokët?

Po të gjithë këta janë shokët e mijë të një fshati. Shumë ka të cilët shkojnë”, theksoi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës.

Hesati me shokët u nis. Pas 26 orëve rrugë, ata arritën në qytetin e Berlinit të Gjermanisë.

“Ne arritëm në Berlin, pas 26 orëve rrugë, tani shpresojmë që të shkojmë në vende të punës dhe të rehatohemi. Ju përshëndes TV21. Politikanëve dua të ju bëjë të fala, se shumë e kanë rritur papunësinë, kështu e rrisin papunësinë”, deklaroi Hesat Bexheti, banor i Zhelinës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!