Një grabitje e rëndë ka ndodhur dje në një shtëpi rreth Drinit të Zi në Strugë, më saktêsisht në bulevardin e ri,informon Struga Ekspres.
Sipas pamjeve që siguroi Struga Ekspres,persona të panjohur kanë thyer dhe dëmtuar çdo gjë brenda shtëpisë duke tentuar tê kêrkojnë para ose stoli ari.
Hajdutët nuk kanë kursyer asgjë, madje duke dëmtuar edhe boljerët pasi dêmtuan gjithçka brenda dhomave së bashku me dyertë!
Rasti në fjalë, nga stacioni policor në Strugë për Struga Ekspres tregojnë se tê dêmtuarit e kanê lajmëruar grabitjen e rëndë rreth orês 14:00.
Nga policia thonê se rasti po hetohet dhe janê nê kêrkim tê hajdutêve qê shkaktuan grabitjen e rêndê nê zemêr tê qytetit.
Gjithashtu, Struga Ekspres,mëson nga disa dêshmitar se dyshohet pêr dy tê rinjê me kapela të zeza nê kokë tê cilët u hodhên nga ballkoni i shtëpisê dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Nga ana tjetër njê nga pronarët e kësaj shtëpie,tregon se sapo ka hapur derën e shtëpisê, hajdutêt e kanê hetuar menjêherê dhe janê hedhur nga ballkoni.
Kujtojmê se muajtë e parê nê Strugê dhe rrethinê janê dhjetra vjedhje tê rênda të shtëpive strugane.
(Struga Ekspres)