Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniMavraj: Ika nga Greqia sepse aty nuk kishte xhami për tu falur

Mavraj: Ika nga Greqia sepse aty nuk kishte xhami për tu falur


Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, ka treguar arsyen e largimit nga klubi grek, Aris.

Mavraj në një intervistë të dhënë për “Telesport.al” ka folur për formën e tij, situatën e tij në kombëtare dhe vendimin e tij për të përfunduar aventurën e tij në kampionatin grek, përcjell Insporti.com.

Ai ka thënë se nga Greqia është larguar shumë shpejtë për shkak se nuk kishte xhami për t’u falur.

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte xhami për tu falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë. Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë Xhamia. Nuk kishte Xhami fare aty. Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mija, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mij.

Nuk isha aty për pushim dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo me shku çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër” deklaroi Mavraj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!