Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHiqet asistenca sociale për fëmijën e tretë

Hiqet asistenca sociale për fëmijën e tretë


Tejkalohet ngërçi mes partnerëve të koalicionit për tre ligjet nga sfera sociale. Jozyrtarisht mësohet se BDI ka arritur marrëveshje me LSDM-në dhe janë dakorduar për zgjidhje kompromisi për asistencat sociale për fëmijë dhe për pensionet. Burime partiake bëjnë të ditur se marrëveshja parasheh që për pensionet e personave të moshuar që nuk kanë punuar të mos jetë kusht që të kenë të paktën një ditë stazh por këtë të drejtë ta gëzojnë të gjithë personat që përmbushin moshën e pensionit.

Lidhur me shtesën për fëmijën e tretë të cilën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska fillimisht kishte propozuar ta heqin dhe nënave t’ju ndahet vetëm një shumë e caktuar gjatë lindjes, palët janë dakorduar që të ngelet shuma e njëjtë dhe periudha e njëjtë kohore, por këtë të drejtë ta gëzojnë vetëm familjet që kanë të ardhura në shumë më pak se paga minimale. Jozyrtarisht mësohet se në këto bisedime BDI ka insistuar që të drejtën për shtesë për fëmijë të tretë ta shfrytëzojnë edhe familjet që kanë të ardhura deri në vlerën e pagës mesatare. Marrëveshja më e re mes LSDM-së dhe BDI-së parasheh edhe rritjen e vlerës së të ardhurave për fëmijët e familjeve sociale.

Zyrtarisht ende nuk janë shpalosur detaje nga marrëveshja e arritur, por ata pritet të mësohen gjatë ditëve në vazhdim. Gjatë javës së ardhshme pritet që ligjet të hyjnë edhe në procedurë parlamentare. Një gjë të tillë dje e paralajmëroi edhe vetë kryeministri Zoran Zaev i cili mohoi informacionet se Carovska mund të shkarkohet pas përplasjeve me BDI-në, duke thënë se është arritur marrëveshje por pa dhënë detaje rreth këtyre ligjeve. Zaev pati deklaruar vetëm se dallime ka pasur rreth definimit të bashkësisë, pasi siç u shpreh ky definicion dallon sipas traditës tek shqiptarët dhe bashkësitë e tjera. Ai njoftoi se palët janë dakorduar që në bashkësi familjare të precizohen vetëm prindërit dhe fëmijët./SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!