Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStrugani Lirim Muarremi fton qytetarët ta mbështesin me nënshkrime në garën presidenciale...

Strugani Lirim Muarremi fton qytetarët ta mbështesin me nënshkrime në garën presidenciale (VIDEO)

Garës për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka hyrë edhe një kandidat i pavarur. Bëhet fjalë për biznesmenin e mirënjohur jo vetëm në vend por edhe në rajon Lirim Muharemin nga Struga.

Sipas tij qëllimi kryesor që është futur në këtë garë është për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e biznesit dhe në luftimin e korrupcionit.

Ai në një intervistë për Televizionin Koha thotë se është regjistruar në Komisionin shtetëror zgjedhor duke tërhequr formualarët e nënshkrimeve të kandidaturës, dhe se tanimë ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve për tu future në garën për president të vendit.

Kandidati i pavarur Lirim Muharemi shprehet optimist së në këto pak orë të mbetura do të arrij të grumbulloj mbi 10 mijë nënshkrime të nevojshme për tu future në garën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe I fton që të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze që ta mbështesin kandidaturën e tij.

Përndryshe Lirim Muharemi ka lindur në qytetin e Strugës në vitin 1960 dhe vjen nga fusha e biznesit me aktivitete në Slloveni dhe Shqipëri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments