Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, i është përgjigjur ashpër deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se Stevo Pendarovski ka përkrahjen e elektoratit shqiptar.
” Më shumë se ti-po. Në 2014 i dha përparësi Ivanovit. Që të zgjidhet ai, kërkove zgjedhje të parakohëshme.Ty të ka ardhë fundi, pa marrë kush do jet kryetar.
Ai e pat përkrahjen e shqiptarëve edhe në 2014, por jo edhe tënden.Ti e bëre të mundur Zgjedhjen e Ivanovit për t’ia plotësuar dëshirën Gruevskit”, ka shkruar Hajredini./eks-press