Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionShoqëria jonë e ka të rremë imazhin që e ka krijuar për...

Shoqëria jonë e ka të rremë imazhin që e ka krijuar për nënën

Shkruan: Zana Avdiu

Meqe per ne, 8 marsi eshte dita e nenes, atehere le te flasim pak per poziten e gruas, si nene. Nena ne shoqerine tone eshte e pavleresuar, e parespektuar. Shoqeria jone e ka te rreme (falso) imazhin qe e ka krijuar per nenen.

Gruaja si nene, asnjehere nuk eshte respektuar dhe nuk respektohet, trajtuar dhe trajtohet njesoj ashtu sic trajtohet burri si babe.

Te na, pretendohet se nena respektohet, vleresohet dhe eshte person i rendesishem.., por te gjitha keto fillojne dhe mbarojne vetem ne rolin e saj sherbyes,te kujdestares, dhe objekt bartes qe rrite brenda saj femijen e huaj, dhe asgje me shume.

Gruaja behet nene, atehere kur linde femijen. Por, sipas standardeve te shoqerise sone a jane femijet te nenes? Jo! Shoqeria nuk e konsideron qe femijet i takojne nenes, qe jane te nenes, dhe kete nuk e konsiderojne as femijet vet. Pra, as femijet nuk e shohin nenen si prind, nuk jane te femije te saj, nuk jane pasardhes te saj dhe te familjes se saj. Cdo grua/nene, ne momentin qe vdes, ajo shuhet. Nderkohe, qe burri/baba vijen e tij e vazhdon permes djemeve.

Keshtu qe ne start, vlera e nenes bie vetem ne te qenurit makine bartese te nje femije te huaj, asgje me shume.

Nena ne shoqerine tone eshte: per burrin makine per prodhimin e femijes se tij, dhe per femijet personi qe kujdeset per ata.

Por, edhe ne te kaluaren ka qene keshtu, e ndoshta edhe me keq.

Nena nuk pyetej per asgje dhe duke qene grua, mendimi i saj nuk kishte rendesi dhe aspak vlere, per asgje. Madje, ajo nuk pyetej as kur behej fjale per jeten e femijeve te saj, dhe as kur merreshin vendimet per shtepine.

Ajo nuk pyetej per femijet e saj, sepse femijet nuk jane llogarite te nenes. As nuk kane mbiemer te saj as nuk jane pasardhes te saj. Femijet e vajzes, nuk i perkasin familjes se vajzes. Ata nuk kane as gjak te nenes dhe asgje te saj, dhe duke qene keshtu nena asnjehere nuk ka vendosur rreth femijeve te saj, as per shkollimin, as martesen dhe as jeten e tyre. Kete vendim e ka marre vetem babai dhe fisi. Mendimet e saj, pozita e saj, asnjehere nuk eshte respektuar.

Nena nese ka mbetur e veje, femijet kane mbetur tek familja e burrit, sepse aata nuk jane te saj por te familjes se burrit dhe duke qene keshtu, ajo smundet ti marre me vete.

Pra, nena ne shoqerine tone, nuk ka pasur dhe nuk ka kurrefare vlere. Kjo qe e themi, keto vargjet patetike qe i thurim per nenen, jane vetem vlere e rreme!

Te flasim edhe per poziten e gruas si femije vajze dhe moter:

Vajza si femije dhe moter, eshte e padeshiruar ne shtepine saj. As sikur femije, nuk eshte e deshiruar nga familja dhe prinderit, dhe duke qene keshtu 1 nga 10 femije, abortohen shkaku i gjinise. Ajo nuk konsiderohet si pasardhes qe vazhdon linjen e gjakut tutje, te familjes duke e bere te mos konsiderohet hic si femije. E duke mos u konsideruar femije i familjes, ajo as nuk trashegon. Keshtu ka qene edhe ne te kaluaren!

Pozita e gruas si bashkeshorte:

Eshte po kaq e mjere, sikur ne poziten e nenes, motres, bijes. Por, ne kete rast, ajo cka i mungon gruas si bashkeshorte, eshte kjo vlera e rreme, qe kinse e duam. Pra, per gruan flitet haptas se ajo nuk duhet dhe nuk ben te dashtet e qe nuk e duan.

Gruaja si bashkeshorte ne shoqerine tone konsiderohet vetem nje objekt sek.si dhe sherbyesje per burrin. Ajo nuk gezon pasurine e burrit, ashtu sic nuk e gezon as pasurine e babait.

Pra, gruaja ne shoqerine tone nuk ka respekt dhe as trajtim te mire. Qofte ne poziten e nenes, bashkeshortes, qofte te vajzes/femijes, qofte te motres.

Gezuar 8 marsi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!