Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniE rëndë: Shqiptarja vret veten ditën e 8 Marsit, nëna e 5...

E rëndë: Shqiptarja vret veten ditën e 8 Marsit, nëna e 5 fëmijëve


Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore, mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu,nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive,pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qënë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit,por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se,64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu,viktima,64-vjeçarja Hava Shehu,jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë, këto kanē qënē edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!