Papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike, diskriminimi dhe inatet politike që po mbretërojnë komunën e Bujanocit gjithnjë e më shumë po ndikojnë në rritjen e papunësisë. Kjo situatë edhe më shum po i humbë shpresën rinis të cilët ia kanë kushtuar një jetë studimeve duke mos llogaritur edhe shpenzimet që familja është dashur ti sigurojë.
Haki Memeti nga fshati Nesalcë komuna e Bujanocit është njëri ndër të shumtit të cilët diplomat i mbajnë të varura në murë ndërsa detyrohen që ti përvjelin duart duke punuar si mjeshtra të ndërtimit të shtëpive, për ti siguruar të ardhura familjes. “Nuk është e lehtë që diploma ime të rrijë në murë sepse kam dhënë kontribut, mund dhe familja ime ka investuar në mua që unë të arsimohem dhe të ma shohin hajrin, por gjendja e një numri të konsiderueshëm të rinis shqiptare për fat të keq është ko që jemi sot, pa lënë anash edhe diskriminimin nga pushteti lokal” është shprehur Memeti, i cili shpreson se do të vijë një dit që ai ti përvjelë duar në profesionin e tij për të cilin është arsumuar.
Memeti studimet universitare dhe ato të masterit i ka mbaruar në afat dhe me sukses, normalisht me mbeshtetjen financiare të familjes. Ka disa vite që kerkonë punë në arsim nëpër shkollat e komunës sidomos në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë. Mirëpo sipas tij aty kohëve të fundit punësohen njerz pa diploma jo profesionist e familjarë të drejtoris së shkollës apo të dërguarit nga komuna. Punën në fushën e ndërtimtarisë e bëjë me krenari sepse të ardhurat që i siguroj nga aty i kam të pastra.
Edhe shkollimin e kam mbaruar me para të pastra, por si fillim diskriminimi shtetror e tek une shtypja dhe diskriminimi nga pushteti lokal e drejtorit e shkollave, pavarsisht këmbëngulsis time, po ndikojn sërisht që të mendoj ta planifikoj jetesen jasht vendlindjes, është shprehur Memeti. Ky eshte ” 7 Marsi ” im i zakonshëm, është shprehur i riu shqiptarë I cili në mungesë të vendit të punës në arsim, punon si muratorë./presheva.com/