Dita e Gruas e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është shënuar për herë të parë më 28 shkurt 1909. Kjo ditë është shënuar me nxitjen, frymëzimin e Partisë Socialite të Amerikës. Kështu është përkujtuar për katër vite, deri më 1913, të dielën e fundit të shkurtit.Në vitin 1910, u organizua “Konferencën Ndërkombëtare e Socialistëve në Kopenhagë” aty u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për t`i përkrahur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tri gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në Kuvendin e Finlandës”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas në Rusi ka filluar të shënohet në vitin 1913, të dielën e fundit të muajit shkurt, por sipas Kalendarit Julian që i binte me 8 Mars. Pas Revolucionit Bolshevik të Tetorit, A. Kollontai e bindi Leninin që këtë ditë ta bënte festë zyrtare, Lenini e pranoi, por ishte ditë pune.
Tek shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, në trojet etnike, Dita e Gruas ka prejardhje ruse, serbe, sovjetike….!Në përfundim, mund të themi lirisht se njeriu nuk mund të ketë urtësinë e drejtë të jetës nëse nuk beson.
Njeriu pa Zotin është shpirtërisht i vdekur. “Sa shpirtvegjël, të prishur, ziliqarë dhe mburravecë janë mohuesit e Zotit”, tha Dostojevski. Ne, shqiptarët, e provuam, të parët në botë, të vetmit në botë, jetën pa Zot dhe shumëçka shkoi kot!
Sot, mjerisht, shumica ende po vuan, por jo për shkak të njerëzve të këqinj, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë. Njerëzirt e mirë, besimtarë, nuk duhet të heshtin rreth festave, në këtë rast, Dita e Gruas, sepse kanë faktet:
“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an, 30:21)
Kurse, shembulltyra e mbarë njerëzimit, Muhammedi (a.s.) ka thënë:
“Besimtari më i mirë është ai që ka sjelljet më të mira. Dhe më i miri prej jush është ai që është më i mirë me gruan e tij.”
Pra, për njerëzit që mendojnë ka argumente të vërteta, jo festave të kota, që i sjellë bota, për përfitime të veta.