Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia e Veriut, vendi prej ku po ikin mjekët e arsimtarët, madje...

Maqedonia e Veriut, vendi prej ku po ikin mjekët e arsimtarët, madje edhe këngëtarët e valltarët (VIDEO)

Fshati Çegran, është fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe padyshim në mesin e fshatrave me shtëpi më të bukura në vend. Në këtë fshat ndërtohen shtëpi që kushtojnë 200 e 300 mijë euro, por edhe shtëpi që tejkalojnë shifrën një milion euro. Por, përkundër shumave të mëdha që investohen për ndërtimin e tyre, ajo që bie në sy kur shikoni këto shtëpi moderne, janë dyert e mbyllura dhe roletat e lëshuara.

Çegrani tradicionalisht është fshat mërgimtarësh. Mërgimtarët e parë nga ky fshat datojnë para luftës së dytë botërore. Mirëpo asnjëherë nuk është vërejtur fluks sikurse tani. Në vitet e 60-ta dhe 70-ta, shkolla e fshatit ka pasur deri 2.700 nxënës, kurse tani nuk është as 500. kurse nga viti 2001 deri në vitin 2018 numri i nxënësve që regjistrohen në klasë të parë ka rënë pesëfish. Sipas tij, tani më i madh është numri i nxënësve nga Çegrani që mësojnë në Zvicër e Gjermani, se sa në fshatin e tyre ku kanë lindur. Kjo mund të rrezikojë edhe vendet e punës të arsimtarëve.

“Për momentin në shkollën fillore Përparimi në Çegran janë të regjistruar 497 nxënës, kurse në klasë të parë janë të regjistruar 51 nxënës. Krahasuar me vitet e kaluara, dallimi është shumë i madh. Në vitin 2001 ka pasur 245 nxënës në klasë të parë, tani janë 51 nxënës”, thekson Ameti.

Ikja e rinisë nuk është dukuri lokale. Me të njëjtin problem përballen fshatrat dhe qytetet anembanë Maqedonisë Veriore. Gjendja nuk është aspak më e mirë as në komunën e Likovës.

I goditur është edhe fshati Sllup;an. Mjeku nga ky fshat, Fatmir Hasani, thotë se shkak për ikjen e rinisë është varfëria. Kjo po ndikon edhe në rënien e madhe të natalitetit, sepse ata që ikin, gjithnjë e më pak kthehen në vendlindje, duke krijuar familjet në vendet ku migrojnë.

Mënyra më efikase për të parandaluar ikjen e rinisë është krijimi i perspektivës në vendlindje. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se pikërisht në këtë drejtim është fokusuar puna e qeverisë aktuale, për të ndihmuar rininë që të fillojë biznese. Sipas Boshnjakovskit, sivjet janë ndarë mjete rekorde për parandalim të largimit të rinisë.

“Ne si qeveri definitivisht jemi të përkushtuar dhe rininë e kemi si target. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka që është e mundur potencialin e tyre ta investojnë në Republikën e Maqedonisë së veriut. Me rëndësi është që të gjitha këto programe I përgatisim në bashkëpunim me rininë. Nuk bëjmë asgjë për rininë, pa pjesëmarrjen e tyre aktive.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën që të rinjtë po migrojnë nga Maqedonia. Është mirë që një pjesë e tyre kthehen në vend. Ne si qeveri, në kuadër të më tepër aktiviteteve programore të disa ministrive, kemi implementuar masa specifike me qëllim që ata ardhmërinë e vetë ta shohin në Maqedoni. Do të numëroj disa prej tyre: para disa seancave, e miratuam në qeveri planin operativ për punësime gjatë vitit 2019. Shuma që është ndarë për këtë plan është 1.1 miliardë denarë, dhe kjo është shuma më e lartë në historinë e vendit tonë. Theks i veçantë vendoset tek punësimi i personave të rinj, deri në moshë 29 vjeçare, përmes rikualifikimit, punësim të kategorive të ndjeshme, përkrahje të Start-Apeve, respektivisht bizneseve fillestare dhe ideve inovative për biznes individual. Në këtë plan janë siguruar 43 milionë denarë për zhvillim të aftësive digjitale dhe hapjes së bizneseve në këtë sferë. Vitin e kaluar përmes këtij program janë përfshirë 1323 të rinj të papunësuar në moshë deri 34 vjeçare, presim që sivjet ky numër të jetë relativisht më i madh. Veçmë ka filluar të implementohet garancia për të rinjtë në mbarë Maqedoninë, me theks të veçantë në tre rajone që kanë nevojë për zhvillim më të shpejtë: rajonin verilindor, jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut. Ideja është që me aksionin rinor të përfshihen 9.500 të rinj të papunësuar, në periudhë prej 4 muajve pas paraqitjes së tyre në agjencinë për punësim.

Gjatë këtij viti jemi duke përgatitur fillimin e një projekti me të cilin do të sigurohen nga 10 mijë euro për të shpërblyer biznes idetë më të mira të afaristëve të rinj”, ka deklaruar Boshnjakovski për Gazetën Lajm.

Shkaqet pse migrojnë qytetarët e Maqedonisë në vende tjera janë të ndryshme. Një anketë e realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) tregon se në mesin e shkaqeve përmenden edhe arsimi, shëndetësia, por edhe stili jetësor. Mirëpo shkaqet kryesore janë ekzistenciale. Lista e vendeve ku duan të largohen qytetarët e Maqedonisë vazhdimisht zgjerohet. Drejtoresha e MCMS-së, Gonce Jakovlevska, thotë se edhe më tej udhëheq Gjermania, e pasuar nga Zvicra, SHBA-të, Kanada dhe Australia si vende më të preferuara për migrim, por për herë të parë në listën e këtyre vendeve është paraqitur edhe Turqia, që nuk ka qenë rast në anketat e mëhershme.

“Destinacioni më i dëshiruar prej qytetarëve është Gjermania. Çdo i pesti prej atyre që do të largohej nga Maqedonia, dëshiron të shkojë në Gjermani.

Tre shkaqet më të përmendura për migrim janë standardi jetësor, pamundësia për të gjetur punë dhe situata politike në vend. Do të thotë edhe situata politike viteve të kaluara ka ndikuar te qytetarët që të dëshirojnë të migrojnë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve, kur mendojnë për tu larguar nga vendi, i marrin parasysh familjarët e tyre që ve;më jetojnë jashtë vendit, si mbështetje në periudhën e parë të migrimit. Falë këtyre rezultateve nga anketa, kemi krijuar profile të qytetarëve që duan të largohen, që vërtetë do të largoheshin dhe atyre që do të rrinin në vend. Profili i qytetarit që do të largohej nga Maqedonia, sipas rezultateve që i kemi nga sondazhi, është se shumica janë nga rajoni veriperëndimor i vendit, ka moshë 15 deri 34 vje; dhe ka familjarë në vendin ku dëshiron të migrojë, prej të cilëve pret t’i ndihmojnë. Vlen të përmendet se me rritjen e moshës, bie interesi dhe dëshira për të migruar, që do të thotë se më e madhe është përqindja e të rinjve që mendojnë në këtë drejtim”, thekson Jakovlevska.

Rezultatet e anketës tregojnë se në kreun e listës së shkaqeve që detyrojnë qytetarët e Maqedonisë të mendojnë të largohen nga vendi janë edhe shkaqet politike. Të njëjtin mendim e ndajnë edhe qytetarët, të cilët thonë se politika po mbyll perspektivën për rininë.

Pasojat nga migrimi janë të shumta dhe kanë filluar të ndihen në të gjitha sferat e jetës në Maqedoninë e veriut. Gjithnjë e më të shpeshta janë rastet kur biznese të vogla dështojnë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kryetari i Shoqatës Kulturore Artistike “Jahja Hasani” thotë se situata ka shkuar aq larg, sa që ka filluar të ndihet mungesë edhe e valltarëve dhe këngëtarëve. Për këtë arsye si shoqëri janë të detyruar të angazhojnë fëmijët e moshave më të reja, sepse shumë prej tyre, sapo kalojnë moshën 18 vje;are janë larguar jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Me të vërtetë emigrimi është një çështje e dhimbshme për fshatin tonë. Mund të them se sot kur festojmë 45 vjetorin, në radhët tona nuk kemi asnjë valltar që kemi pasur para 5 viteve kur festuam 40 vjetorin, me përjashtim të koreografit”, thotë Zani Memedi, kryetar i SHKA “Jahja Hasani” në fshatin Çegran.

Anketat tregojnë se qytetarët e rajonit të Pellagonisë preferojnë Gjermaninë, ata të Pollogut Zvicrrën, rajoni i Vardarit Suedinë, kurse rajoni Juglindor dhe jug-perëndimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Australinë. Dikush sheh perspektivë në Evropë, e dikush përtej oqeanit, por për fat të keq dita ditës bie numri i qytetarëve që perspektivën e shohin në Maqedoninë e Veriut. Shumica kanë përgjigje pse duan të ikin, por nuk kanë përgjigje nëse do të kthehen ndonjëherë. (i.s./a.m.)

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!