Azgan Haklaj
Ditët e Jasharajve amanet i shenjtë për Haradinajt!
Heronjtë dhe familjet fisnike të Kombit janë fatlume.
Ato i kanë me meritë të plotë ditët e tyre në Kalendarin tonë historik e nacional.
E tillë është Familja martire e Jasharajve të Drenicës.
E them martire sepse ky është çmimi më i lartë që kombet dhe njerëzimi ju jep bijëve të tij.
Jasharajt u vranë sepse ishin Familja e Komandantit lëgjendar Adem Jashari, kishin një gjuhë, një flamur dhe një identitet të ndryshëm nga serbët e Millosheviçit.
Ata u vranë së ishin berthama e qëndresës shqiptare, qendra e gravitetit për liri e çlirim kombëtar për të jetësuar ëndrrën 600 vjeçare për çlirim kombëtar.
Ata u shderruan në flakadan të pashuar të lirisë së Kosovës.
Amaneti i tyre i shenjtë u përjetësua me shpalljen e Pavarsisë së Kosovës që këtë vit ka Jubileun e 20 vjetorit të çlirimit të saj.
Ramush Haradinaj bashkëluftëtari i shquar i Bacës Adem dhe familja e tij fisnike e morën në dorë stafetën e tij të lirisë, i dhanë gjak Arbëror Flamurit të Kombit Shqiptar dhe sot Gjenerali Haradinaj është Kryeministër dhe dalëzotës i Kosovës dhe vazhdues i Amanetit tënd për të mos shitur e as folur, asnjë pëllëmbë tokë të trojeve shqiptare.
Prehu i qetë në parajsë Komandanti lëgjendar Adem Jashari.
Haradinajt të mbështetur nga Kombi Shqiptar janë në Këmbë për të mbrojtur deri në vdekje Kauzën për të cilën ti luftove dhe u flijove për liri me moton:
“Një Kokë për një pëllembê Tokë”.