Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot ka folur edhe për refuzimin e tij në takim me kryeministrin Zoran Zaev.
“Unë e dëgjova deklaratën e tij ku thotë se takimi nuk ka ndodhur vetëm për shkak se u morën vesh kompetencat për arsim Komunës së Gostivarit.
Nëse unë do të merrja pjesë në takimin me të, unë e kam princip jetësor, kërkoj përgjigje.
Në pyetjen e përkrahësve të mi, në pyetjen e gazetarëve, se përse do të duhej përsëri ta përkrah zotin Zaev, unë nuk kam përgjigje.
Sepse e bëra kryeministër?
Sepse me çdo kusht kërkoi që të bashkohet me pjesën tjetër të regjimit, BDI-në dhe bëri gjithçka që mos të fitojmë në zgjedhjet lokale?
Sepse çdo ditë e amniston krimin dhe korrupsionin dhe njerëzit që deshën që të më eliminojnë?
Sepse bëri shumë loja pas zgjedhjeve lokale që ne me çdo kusht të përkulemi para tij dhe Ali Ahmetit ose të largohemi nga Qeveria? Ne e zgjodhëm pjesën tjetër, që të largohemi kryelartë nga Qeveria
Sepse ai për herë të dytë i merr kompetencat Gostivarit?
Sepse dhamë përkrahje të pa rezervë për ndryshimet kushtetuese? Këtë e bëmë për ardhmërinë e fëmijëve tanë, e jo për të!
Mjaft është më!
Duke mos pasur përgjigje për këto pyetje, moralisht unë nuk mund që të jem prezent në një takim të tillë.
Posaçërisht nëse e fton dikë për ti ofruar kandidat
Ai duhet ta ketë të qartë se kur ta thërret dikë në bisedime, kryetar të opozitës pyetja e parë themelore është; A ke kandidat?” tha sot Sela.