Në shtet në vijim është rikonstruimi i 15 akseve të rrugëve transite, intervenime me vlerë 186 milionë denarë, të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Tre pjesë prej tyre në gjatësi prej 18,2 kilometra janë në Ohër dhe atë në pjesën transite të qytetit, me rikonstruimin e bulevardit kryesor “Turistik”.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, i cili sot së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov kanë kryer kontroll në aktivitetet ndërtimore në terren, tha se intensivisht po punohet në rrugët në vend, pavarësisësht kategorisë.
“Në këtë moment punohet në dy autostrada dhe atë Kërçovë – Ohër dhe Milladinovc – Shtip, që do të lëshohet në përdorim gjatë kësaj jave. Punohet edhe në katër rrugë magjistrale dhe në 40 akse rrugore rajonale”, tha Sugarevski, duke paralajmëruar se do të rikonstruohet edhe rruga e vjetër drejt Strugës, si dhe rruga nga Struga drejt Radozhdës. Sugarevski paralajmëroi se së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradës së re nga Shkupi drejt Bllacës.
Sipas ministrit Sugarevski, investimet kapitale në Maqedoni këtë vit do të jenë jashtëzakonisht të larta.
“Realizimi i projekteve në tremujorin e parë këtë vit është 300 për qind më i lartë se krahasuar me tremujorin e parë vitin e kaluar, ndërsa ky tremujor ende nuk ka kaluar. Me fillim të sezonit ndërtimor, intensivisht do të punohet edhe në tremujoret e tjera, me pritje që të realizohen të gjitha intervenimet që i ka paraparë Qeveria për vitin vijues, tha Sugarevski.
Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov nga ana e tij tha se të gjitha rikonstruimet në akset në Ohër do të përfundojnë në maj, që qyteti të përgatitet për sezonin e ri turistik.
Krahas rikosnstruimit të këtyre akseve, Sugarevski dhe Kitanov theksuan se në vijim janë edhe aktivitete ndërtimore në autostradën Ohër – Kërçovë, me intensifikimin e tyre me përmirësimin e kushteve kohore. (koha.mk)