Rexhep Dauti për Struga Ekspres: Dy nxënëset e lënduara të Niko Nestorit i dërguam te spitali i eshtrave

0
88


Drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Strugës, Rexhep Dauti për Struga Ekspres tregon se pas aksidentit në afêrsi të shkollës së mesme “Niko Nestor”-Strugë ku nga makina u përplasën dy nxënëse, këta të fundit i kanë dërguar në spitalin e Strugës jashtë rrezikut për jetën por me lëndime trupore.

Sipas dr.Rexhep Dautit, vajzat i ka kontrolluar mjeku kujdestar,ku ështê konstatuar se vajzat e lënduara nuk kanë patur nevojê për ndërhyrje kirurgjikale ku më pas me automjetin e Spitalit të Strugës janë në dërguar në spitalin eshtrave në Ohër.

Kujtojmë se dy nxënëset kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Strugês për Struga Ekspres.

(Struga Ekspres)