Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Qytetarët e Maqedonisë të kenë kujdes gjatë publikimit të të dhënave personale...

“Qytetarët e Maqedonisë të kenë kujdes gjatë publikimit të të dhënave personale në internet”


Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale njofton se vërehet aktivitet i rritur në organizimin e lojërave të rreme shpërblyese nëpërmjet rrjeteve sociale (Facebook, Instagram…).

Nga kjo drejtori thonë se qytetarëve ju premtohet lloje të ndryshme të dhuratave, ndërsa për këmbim nga to kërkohet të zbulojnë të dhënat personale siç janë emri dhe mbiemri, adresa, fotografia, numri i letërnjoftimit, numri amë si dhe kopje nga dokumentet personale.

Drejtoria i këshillon qytetarët të jenë të vëmendshëm gjatë zbulimit të të dhënave zyrtare në internet, për shkak se ekziston rreziku për t’u keqpërdorur për qëllime tjera ilegale.

“Ju bëjmë apel qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të mos publikojnë të dhënat personale përmes internetit të panjohurve apo personave të tjerë pa kontrolluar nëse njoftimi i shpallur për lojë shpërblyese është e saktë. Në këtë kontekst theksojmë se në raste të këtilla më së shumti përdoren teknikat kompjuteristike bazuar në rindërtim social siç janë ‘phishing’ dhe ‘pharming’”, thonë nga kjo drejtori

Ata shtojnë se për fat të keq numri i përdoruesve që nuk janë njoftuar me këtë lloj të mashtrimeve duke ju bërë apel qytetarëve të kontrollojnë nëse janë të vërteta këto dhe të jenë të vëmendshëm gjatë publikimit të të dhënave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!