Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Feribile për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë një 14-vjeçar.
Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, fëmija paraprakisht ka qenë i sëmurë edhe me paralizë cerebrale.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri në fund të muajit të kaluar janë raportuar 3.209 raste me simptoma të gripit, ky është rasti i pestë i vdekjes nga gripi i regjistruar për këtë sezon gripal.(koha.mk)