Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAksionin i madh i policisë në Strugë-Ohër, dënohen 11 shofer!

Aksionin i madh i policisë në Strugë-Ohër, dënohen 11 shofer!


Natën mes 2 dhe 3 marsit në rajonin e të gjitha sektoreve të punëve të brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u zbatua kontroll për zbulimin e shoferëve të cilët i drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Janë kontrolluar mbi 1.300 shoferë, ndërsa te 177 u konfirmua prania e alkoolit në gjak dhe ata janë sanksionuar në mënyrë adekuate.

“Në territorin e SPB Shkup – 39, SPB Tetovë – 15, SPB Veles – 18, SPB Manastir – 25, SPB Kumanovë – 27, SPB Strumicë – 17, SPB Ohër – 11 dhe SPB Shtip – 25. Gjatë kontrolleve, po ashtu, janë zbuluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate edhe 154 kundërvajtje tjera”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me kontrolle të tilla me qëllim të sanksionimit të shkeljeve dhe përmirësimit të sigurisë në komunikacion.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments