KOHË DIFERENCIMI
Nga Xhemal Arsllani
Nuk është i vogël numri i atyre që jetuan dhe përjetuan diferencimin e famshëm të viteve të 80-ta,natyrisht se kjo periudhë nuk harohet lehtë.E keqja e asoj kohe ishte se njerëzit diferencoheshin në të përshtatshëm dhe jo të përshtatshëm.Kjo i takonte sistemit monist i cili ia dilte ta imponojë,natyrisht jo ç’do herë,edhe atëherë kishte forca progresive që e luftonin aq sa mundeshin.Sot si për çudi për dallim nga ai sitem po shohim një fushatë të tillë ku përfaqësues politik dhe subjekte në mënyrë perfide po bëjnë të njejtën gjë,me pretendim se kjo e drejtë diferencimi,sipas tyre e arsyeshme,jo pse është e drejtë, por sepse ata ashtu kanë vendosur.Mbamendja është e mirë për një numër të madh të njerëzve të cilët ndoqën fushatën e zgjedhjeve të fundit presidenciale,e cila përfundoi ashti si që e kish menduar dikush.Sot me të madhe disa subjekte na bindin se me patjetër duhet votuar një kandidat shqiptar,në rregull,po me ç’pretkst këtë duhet bërë ?,sepse mund të fitojë kandidati ?.Do të isha i kënaqur sikur të mund të ndodhë kjo.Mendoj se jo,sepse raporti i votave e pamundëson atë,edhe sikur të gjithë votat e shqiptarëve për të cilat disa pretendojnë se janë 500.000,të koncentrohen tek një kandidat(kjo dëshirë e disa politikanëve,për interesa personale dhe grupore),gjasat janë baraz me 0.Dhe si përfundim të dalim tek diferencimi,unë për vete nuk pranoj,mendoj se ai numër që pajtohen me mendimin tim është shumë i madh,që dikush sot të më tregoj se kandidati(asgjë personale),na qënka më shqiptar apo më i përshtatshëm nga një kandidat si Iljaz Halimi asokohe kandidat,që natyrisht imponon pyetjen pse ?.Kush i jep të drejtë vetes të na imponojë papërshtatshmërinë,mos ndershmërinë,apo të kundërtën e kësaj,prej njërit dhe kandidatit tjetër.Lufta politike është legjitime,por kur asaj i shton diferencimin të cilin me bindje do ta quaja ideopolitik,kjo më i tejkalon kufijtë e lejuar të politikbërjes.Asokohe u bë një fushatë e paparë kundër një kandidati shqiptar,ngjashëm me kohën e diferencimeve ideopolitike të sitemit,po sot pse ky diferencim në raport me atë para 5 viteve,Cili është interesi i subjekteve dhe përfaqësues të tyre që i paraprijnë këti diferencimi apsurd,mos vallë vetëm atyre u lejohet apo e kanë të drejtën për të bërë diferencim të cilin e bën para 5 viteve dhe të njejtin e përsërisin 5 vite më vonë.Koha është gjykatësi më i mirë,ajo do të nxjerë në sipërfaqe ato lojra të turpshme të cilat dikush mendon se janë haruar.
PS
Pazaret politike janë të njohur,uroj që kjo mos ndodh që dikush të bëj tregti me vota për interesa personale apo grupore në rrethin e dytë eventual,sepse ato vota nuk mund dhe nuk guxon që dikush ti kovertojë në kapital,sepse kemi të bëjmë me kandidat të pavarur të cilin me gjasa do ta mbështesin 2 subjekte.Rrezulltati i votave nuk u jep të drejtën e autorësisë,ngjashëm me pretendimin e VMRO-së e cila u mundua që të përvetësojë numrin e atyre që nuk votuan referendumin e Shtatorit,në raport me ata që votuan pro.