Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArtin Spahiu "godet" opozitën shqiptare: Blerim Reka kandidat i opozitës apo opozita...

Artin Spahiu “godet” opozitën shqiptare: Blerim Reka kandidat i opozitës apo opozita e kandidatit


Me gjithë respektin për profesionalizmin e profesorit, z.Blerim Reka, edhe pse e ka karakterizuar heshtja dhe mosprishje rehatia personale përballë agresioneve që u janë bërë shqiptarëve për 30 vite në shtetin në të cilin bashkë jetojmë!

Fundja, askush s’ka çfarë brengoset me të drejtën që ia garanton kushtetuta çdo njeriu, që të zgjedhë dhe të zgjidhen në funksione publike, aq më pak ne të BDI-së që e vlerësuam atë gjatë mandati katër vjeçar si ambasadori i Maqedonisë në BE-Bruksel (2006-2010), edhe pse i zgjedhur në kohën kur BDI ishte opozitë.

Të vetmit që duhet brengosur dhe duhet të jenë të hidhëruar, jenë anëtarët, intelektualët dhe figurat eminente të Aleancës dhe Besës, të cilët, partitë e tyre i ofenduan me aktin e përkrahjes së një kandidati të pavarur. Me këtë akt, Aleanca dhe Besa përdhosën kontributin jetësor të shumë porfesorëve, intelektualëve dhe figurave me vlerë profesionale dhe kombëtare, ndoshta më shumë se profesori Reka, të cilët kanë sakrifikuar për ata parti, kanë guxuar të luftojnë për të mirën e partisë, edhe përskaj kostove jetësore, etiketimeve dhe sharjeve që mund tu jenë bërë në adresë të tyre, gjersa profesori Reka as ka çarë kokën seçfarë është bërë me to.

Kjo përdhosje e dinjitetit që po u bën Aleanca dhe Besa njerëzve të vetë, duke përkrahur një kandidat të pavarur, edhe pse me kualitete profesionale por jo me kontributin e një njeriu gjenial dhe absolut për nga autoriteti dhe aftësitë, tregon edhe njëherë se ata janë aq keq saqë mundohen të shpëtojnë veten duke u kapur në fijen e “kashtës”, edhe pse pa rrënjë.

Artin Spahiu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!