Imer Imeri i Aleancës së Strugës fton struganët të japin nënshkrimin për kandidatin shqiptar

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


“Sot prej orës 9 filluan të mblidhen nënshkrimet për Kandidatin e vetëm shqiptar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Strugë, nënshkrimin e parë e vendosi Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, Imer Imeri, i cili fton të gjithë qytetarët shqiptarë që sot dhe nesër të japin nënshkrimin e tyre për profesorin Blerim Reka.
Për të interesuarit, nënshkrimet mblidhen tek zyrat e Ministrisë së Drejtësisë në Strugë, në dhomën 14, sipër Postës së vjetër”- thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.