Më 23.02.2019 në ora 18.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, në semaforët tek stacioni hekurudhor, në lentën për kthim majtas, në taksi veturën “Fiat linea” me targa nga Shkupi ka vdekur taksi shoferi M.P.(58) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar te familja për varrim.