Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlimi tregon më shumë rreth mos votimit të Shaqirit për marrjen e...

Alimi tregon më shumë rreth mos votimit të Shaqirit për marrjen e mandatit të Veljanoskit


Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi nëpërmjet “Facebook” pyet pse u ndërpre para kohe puna e komisionit kuvendar për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit.

Alimi sqaron se mbrëmë rreth orës 19:00, pas qëndrimit dy ditor në punimet e komisionit mbi kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanoski, deputetit Agim Shaqiri, iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në qendrën klinike të Shkupit.

Ai shton se rreth orës 21:00 kanë kërkuar zëvendësen e Agimit për ta zëvendësuar.

“Dërguam vozitës që ta merr zëvendës anëtarin dhe ta sjell për votim, por rreth orës 21:30, komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur ardhjen e deputetes tonë, e cila do të arrinte diku rreth orës 22:00 ose 22:30, ndërsa afat kohor për ta përfunduar seancën kishte gjer në mesnatë”, thotë Alimi.

Ndërkaq, votimi i djeshëm ishte me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” që i mundësoi Veljanoskit ta ketë ende imunitetin e deputetit. Veljanoski bashkërisht me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin dyshohen për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments