Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoni për një javë, 65 raste të reja me fruth

Në Maqedoni për një javë, 65 raste të reja me fruth


65 raste të reja të të prekurve me fruth janë regjistruar gjatë javës së kaluar, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik. 54 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërkaq 8 raste janë nga Tetova, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Kumanova. 148 raste janë të moshës deri 4 vjeçare ndërkaq 91 persona të moshës mbi 30 vjeç. Numri më i madh i të prekurve janë të pavaksinuar, apo të vaksinuar vetëm me njërën dozë të vaksinës kundër fruthit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar mbi 300.

Ndërkaq mosha e të prekurve që nga epidemia e deri më tash është nga një muaj deri në 56 vjeç. Deri më tash si pasojë e komplikimeve nga fruthi kanë ndërruar jetë tre persona, ndërkaq nëpër qendrat e vaksinimit vazhdon të rrjedh procesi i vaksinimit të fëmijëve parashkollor, ndërkaq vaksinimi i nxënësve po kryhet nëpër shkollat e kryeqytetit.

Në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup të shtrirë janë 26 persona, 10 prej të cilëve janë të rritur dhe 16 tjerë fëmijë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!